Një Dekadë Rritjeje, Partneritetesh dhe Transformimi të Tregut të Energjisë

  • Home
  • Uncategorized
  • Një Dekadë Rritjeje, Partneritetesh dhe Transformimi të Tregut të Energjisë

Një Dekadë Rritjeje, Partneritetesh dhe Transformimi të Tregut të Energjisë

Fuente Dynamics feston 10-vjetorin e krijimit
Qershor 2026

Dhjetë vjet më parë, Fuente Dynamics nisi rrugëtimin e saj në një treg energjetik që po ndryshonte me ritme të shpejta. Në vitin 2016, tregjet e energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor ndodheshin në njëfazë tjetër zhvillimi. Liberalizimi i tregut ishte ende në progres, mundësitë për tregtim ndërkufitar ishin më të kufizuara dhe energjia e rinovueshme sapo po fitonte rëndësi si një shtyllë e re e zhvillimit energjetik rajonal.

Gjatë dekadës së fundit, sektori ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm. Janë krijuar struktura të reja tregu, janë zhvilluar bursat e energjisë, është përshpejtuar integrimi rajonal dhe energjia e rinovueshme është shndërruar në një nga nxitësit kryesorë të investimeve dhe rritjes.

Pikërisht kjo periudhë transformimi, ka zhvilluar edhe Fuente Dynamics.

Ajo që nisi si një kompani rajonale e tregtimit të energjisë elektrike është shndërruar në një aktor të konsoliduar të tregut, me aktivitet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Austri dhe Itali. Sot, kompania kombinon tregtimin dhe furnizimin me energji elektrike, komercializimin e energjisë së rinovueshme dhe strukturimin e marrëveshjeve për blerjen e energjisë (PPA), duke i shërbyer një portofoli të larmishëm klientësh industrialë, prodhuesish të energjisë së rinovueshme dhe pjesëmarrësish të tregut në Evropën Juglindore.

 

Përgjatë viteve, Fuente Dynamics ka ndërtuar një histori të qëndrueshme suksesi në tregtimin dhe furnizimin me energji, duke menaxhuar volume vjetore deri në 400,000 MWh. E mbështetur nga një ekip prej rreth 45 profesionistësh që operojnë në tregjet ku kompania është aktive, Fuente Dynamics ka zgjeruar vazhdimisht praninë e saj rajonale duke ruajtur fokusin tek besueshmëria, ekspertiza e tregut dhe partneritetet afatgjata.

Kompania ka zhvilluar gjithashtu ekspertizë të konsiderueshme në sektorin e energjisë së rinovueshme, duke mbështetur projekte fotovoltaike, me erë dhe hidroenergjetike përmes marrëveshjeve të offtake-ut, zgjidhjeve për akses në treg dhe strukturimit të PPA-ve. Përmes bashkëpunimeve me prodhues të energjisë së rinovueshme të rajonit, Fuente Dynamics ka kontribuar në integrimin e prodhimit të gjelbër në tregje energjetike gjithnjë e më të ndërlidhura.

Një moment i rëndësishëm në këtë rrugëtim ishte shpallja fituese nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë për zhvillimin e një parku fotovoltaik 41.8 MW, aktualisht në ndërtim, si dhe zhvillimi i mëtejshëm i një portofoli prej 81 MW kapacitetesh të reja. Këto projekte pasqyrojnë angazhimin afatgjatë të kompanisë për të mbështetur tranzicionin energjetik të rajonit dhe për të forcuar pozicionin e saj në të gjithë zinxhirin e vlerës së energjisë së rinovueshme.

Ndërsa kompania është rritur, është zgjeruar edhe angazhimi i saj në komunitetin europian të energjisë. Fuente Dynamics është Associate Member i Energy Traders Europe, organizata më e rëndësishme që përfaqëson kompanitë e tregtimit të energjisë në Evropë. Në të njëjtën kohë, kompania vazhdon të investojë në zhvillimin profesional të ekipit të saj, ku pjesëtarë të departamentit të tregtimit zotërojnë licenca dhe certifikime nga bursat kryesore europiane të energjisë, përfshirë ALPEX, HUPX dhe EEX.

Përtej aktivitetit tregtar, Fuente Dynamics beson në investimin tek brezat e rinj. Përgjatë viteve, kompania ka mbështetur iniciativa edukative dhe mundësi zhvillimi për studentë dhe profesionistë të rinj, duke kontribuar në krijimin e një gjenerate të ardhshme ekspertësh në fushën e teknologjisë, energjisë dhe inovacionit.

Ndërsa feston 10-vjetorin e saj, Fuente Dynamics e sheh këtë moment jo vetëm si një reflektim mbi arritjet e së kaluarës, por edhe si një mundësi për të falënderuar klientët, partnerët, institucionet dhe kolegët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Dekada e parë u ndërtua mbi ekspertizën, besimin dhe partneritetet e forta.

Dekada e ardhshme do të karakterizohet nga zhvillimi i energjisë së rinovueshme, integrimi rajonal, inovacioni dhe evoluimi i vazhdueshëm i tregjeve energjetike në Evropën Juglindore.

Për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi – faleminderit.

Me besim dhe ambicie, ne vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e energjisë së bashku.