Rregullorja për cookies

Përditësimi i fundit: 8 prill 2026

Kjo rregullore për cookies shpjegon se si Future Energy Trading and Exchange Dynamics (“Fuente”) përdor cookies dhe teknologjitë e ngjashme të gjurmimit në uebfaqen tonë (https://fuentedynamics.com). Përmes përdorimit të uebfaqes tonë, ju pajtoheni me përdorimin e cookies siç përshkruhet në këtë politikë.

1. Çfarë janë Cookies?

Cookies janë skedarë të vegjël teksti që vendosen në kompjuterin ose pajisjen tuaj celulare nga uebfaqet që ju vizitoni. Ato përdoren gjerësisht për t’i bërë uebfaqet të funksionojnë më me efikasitet, për të ofruar një përvojë më të mirë shfletimi dhe për të ndarë informacione me pronarët e faqes.


Zakonisht cookies nuk përmbajnë ndonjë informacion që identifikon personalisht një përdorues, por informacioni personal që ne ruajmë për ju mund të lidhet me informacionin e ruajtur dhe të marrë nga cookies.

2. Kategoritë e Cookies që Përdorim

Ne i kategorizojmë cookies tona në tre lloje kryesore bazuar në funksionin e tyre:

(i) Cookies të Nevojshme (Esenciale)

Këto cookies janë esenciale që uebfaqja të funksionojë dhe nuk mund të çaktivizohen në sistemet tona. Ato zakonisht vendosen vetëm si përgjigje ndaj veprimeve të bëra nga ju që përbëjnë një kërkesë për shërbime, siç janë caktimi i preferencave tuaja të privatësisë, kyçja ose plotësimi i formularëve. Këto cookies shërbejnë për sigurinë, menaxhimin e rrjetit dhe qasshmërinë. Ju mund ta cilësoni shfletuesin tuaj për të bllokuar këto cookies, por disa pjesë të faqes nuk do të funksionojnë.

(ii) Cookies Analitike dhe të Performancës

Këto cookies na lejojnë të numërojmë vizitat dhe burimet e trafikut në mënyrë që të mund të matim dhe përmirësojmë performancën e faqes sonë. Ato na ndihmojnë të dimë se cilat faqe janë më të popullarizuara dhe më pak të popullarizuara dhe të shohim se si vizitorët lëvizin nëpër faqe. Vegla kryesore është Google Analytics. Të gjitha informacionet që mbledhin këto cookies janë të përmbledhura dhe prandaj anonime.

(iii) Cookies të Marketingut dhe Targeting

Këto cookies mund të vendosen përmes faqes sonë nga partnerët tanë të reklamimit (si Meta/Facebook). Ato mund të përdoren nga ato kompani për të ndërtuar një profil të interesave tuaja dhe për t’ju shfaqur reklama relevante në faqe të tjera. Vegla kryesore është Meta Pixel dhe qëllimi është matja e efektivitetit të fushatave tona digjitale dhe të rrjeteve sociale.

3. Kohëzgjatja e Cookies

  • Cookies e Sesionit (Session Cookies) – Këto janë të përkohshme dhe skadojnë sapo të mbyllni shfletuesin tuaj (ose sapo të përfundojë sesioni juaj).
  • Cookies e Përhershme (Persistent Cookies) – Këto mbeten në diskun tuaj të ngurtë (hard drive) derisa t’i fshini ato ose derisa të arrijnë datën e tyre specifike të skadimit. Ato përdoren për t’ju “kujtuar” kur ktheheni në faqe.

4. Cookies të Palëve të Treta

Në disa raste, ne përdorim cookies të ofruara nga palë të treta të besuara. Këto shërbime të palëve të treta mund të vendosin cookies të tyre për të gjurmuar shikimet e videove ose angazhimin e përdoruesit. Fuente nuk kontrollon këto cookies. Ju lutemi referojuni rregulloreve përkatëse të privatësisë të palëve të treta.

5. Menaxhimi i Preferencave Tuaja

Ju keni të drejtë të vendosni nëse do të pranoni apo refuzoni cookies. Kur vizitoni uebfaqen tonë për herë të parë, do të shfaqet një shirit (banner) “Pëlqimi për Cookies “. Ju mund të zgjidhni “Prano të Gjitha”, “Refuzo të Gjitha” (përveç cookies të nevojshme), ose të personalizoni cilësimet tuaja. Shumica e shfletuesve të uebit ju lejojnë të kontrolloni cookies përmes cilësimeve të tyre. Ju mund ta konfiguroni shfletuesin tuaj për të refuzuar të gjitha cookies ose për të treguar se kur po dërgohet një cookie. Ndiqni lidhjet e mëposhtme për udhëzime mbi shfletuesit e zakonshëm:

  • Google Chrome
  • Microsoft Edge
  • Safari (MacOS)
  • Mozilla Firefox

6. Përditësimet e Rregullorës

Ne mund të përditësojmë këtë rregullore kohë pas kohe për të pasqyruar ndryshimet në teknologjitë që përdorim ose për arsye ligjore dhe rregullatore. Ju inkurajojmë të rishikoni periodikisht këtë faqe për informacionet më të fundit mbi praktikat tona të cookies. Për më shumë informacione se si i trajtojmë të dhënat tuaja personale, ju lutemi referojuni Rregullorës tonë për Mbrojtjen e Privatësisë.

7. Na Kontaktoni

Për çfarëdo pyetje lidhur me përdorimin tonë të cookies, ju lutemi kontaktoni:

Email: [email protected]